Secondary Adv

Njihuni me The mPower, gjeneratorin me te lehte dhe me te fuqishem me panele diellore

Share on Google+

Gjeneratori “The mPower” është një burim energjie i lëvizshëm, i cili përfshin dy panele diellorë, një bateri dhe një konvertues. Ai ju lejon të keni energji në çdo kohë dhe kudo që të ndodheni.

 

Sipas kompanisë, “The mPower” është gjeneratori diellor më i lehtë dhe më i fuqishëm në botë. Ai është i lehtë për tu transportuar dhe për tu përdorur. Panelet diellore karikojnë baterinë gjatë ditës, e cila prodhon energji elektrike gjëtë natës. Ditën tjetër panelet rimbushin baterinë dhe kështu rifillon procesi.

 

Qëllimi i krijimit të tij është që të sigurojë energji elektrike edhe për njerëzit që ende nuk kanë akses në të.

“The mPower” gjithashtu ka një sistem për menaxhimin e baterisë (BMS), për mbrojtjen kundër karikimit të tepërt dhe për kushtet e shkarkimit. Ai është ende në fazën e zhvillimit dhe ka filluar një fushatë financimi në “Indiegogo”. Dërgsat e para mendohet të bëhen në shkurt të 2017.


Më të lexuarat